Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot më nxehtë, nesër bien temperaturat

Sipas IHMK në Kosovë gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës së diele vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-32 gradë Celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius.

Të shtunën, sot, do të regjistrohen temperaturat maksimale deri 32 gradë Celsius, derisa të dielën maksimalet do të ulën për 10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s.