Në kushte të tmerrshme higjienike, në mënyrë të organizuar, është bërë therja e kurbaneve në tregun e kafshëve në Prishtinë.
Pos papastërtisë, që mund të shihet edhe në këtë video, tregu është shndërruar në një kasaphane të hapur, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjaku i deshve të therur për kurban ka mbuluar hapësirat në këtë treg.
Therja e kurbaneve është bërë pas faljes së namazit të Festës së Kurban Bajramit.
E çmimi i një dashi, i cili therët për kurban, fillon nga 120 euro, varësisht nga madhësia e tij.
Therja e kurbanit është një nga kushtet e fesë islame.
Preferohet që kurbani të ndahet në tri pjesë, një pjesë të jepet për të varfrit, një pjesë t’u shpërndahet të afërmve dhe një pjesë tjetër të servohet për veten dhe familjen.