Majdanpek, 1 gusht – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sot po viziton Majdanpekun, një zonë e pasur me xehe ari, argjendi e bakri, tha se autoritetet në Prishtinë, edhe po të duan, ndonëse nuk jam i sigurt se dëshirojnë, nuk mund të respektojnë marrëveshjet e arritura në dialog, për shkak të presionit të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se Serbia do të insistojë për rastin Mitroviq, i cili është dashur të tregojë se kush vendos në Kosovë.
“Ne jemi në gjendje të kryejmë të gjitha ato për të cilat jemi marrë vesh dhe të respektojmë marrëveshjet, ndërsa ata të gjithë (e ka fjalën për Kosovën – sqarim ynë) edhe nëse duan, e nuk jam i sigurt se duan, nuk janë në gjendja ta bëjnë këtë” u tha Vuçiq gazetarëve në Majdanpek.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo