Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli në ditën e Bajramit të Vogël kujton ata që u flijuan për liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bajramit të Vogël

"Në këtë festë të shenjtë, në festën e kujtimit të adhurimit ndaj Zotit, sakrificës dhe solidaritetit, kujtojmë të gjithë ato gra e burra që nuk janë më në mesin tonë, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare dhe u flijuan për lirinë tonë", ka shkruar ndër të tjera lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Statusi i plotë i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:

Të dashur bashkëqytetarë të besimit mysliman, urime Kurban Bajrami! Në këtë festë të shenjtë, në festën e kujtimit të adhurimit ndaj Zotit, sakrificës dhe solidaritetit, kujtojmë të gjithë ato gra e burra që nuk janë më në mesin tonë, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare dhe u flijuan për lirinë tonë.

Festa e Kurban Bajramit, ofron njerëzit, popujt dhe civilizimet, duke dëshmuar se sakrifica për të tjerët është dhuratë e jashtëzakonshme e jetës tonë, andaj, shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë të besimit mysliman, kudo që ndodhen, që këtë festë ta kalojnë të lumtur në paqe, harmoni dhe solidaritet.