Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdimi i seancës, i paraparë për 8 Mars, shtyhet sërish me kërkesë të deputeteve

Për shkak të aktiviteteve që zhvillohen me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të Gruas, me kërkesë të Grupit të Grave Deputete, vazhdimi i seancës plenare, i paraparë për të mërkurën, 8 mars 2017, shtyhet për një datë tjetër.

"Për ditën e mbajtjes së vazhdimit të seancës, do të njoftoheni me kohë", thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është hera e dytë që shtyhet vazhdimi i seancës së filluar të enjten. Fillimisht u caktua për të hënën, mirëpo Kuvendi tha se për shkak se kjo datë koincidon me Epopenë e UÇK-së, seanca do të shtyhet për të mërkurën, më 8 mars.

Sërish Kuvendi kishte harruar se kjo datë, 8 Marsi, është Dita Ndërkombëtare e Gruas, dhe u desh që Gratë Deputete të reagojnë në mënyrë të kjo seancë të shtyhet sërish.