Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Namazi i Bajramit në Tiranë u fal në sheshin “Skënderbej” të Tiranës

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Ashtu si çdo vit edhe mëngjesin e sotëm në orën 06:50 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, besimtarët bënë faljen e Namazit.

Kreu i KMSH, Skënder Bruçaj në mesazhin e tij të urimit tha se Bajrami i Vogël është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

“Në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë. Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë”, tha kreu i KMSH.