Kosova do të vazhdojë të ketë humbje milionëshe nga ndërhyrjet e Serbisë në sistemin energjetik, do të vazhdojë të mos e ketë nën kontroll Vallaçin dhe të mos e shfrytëzojë linjën 400 kilovoltësh me Shqipërinë, pa u miratuar Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe Marrëveshja e Drejtësisë.
Një deklarim të tillë, siç transmeton TV Arta, e ka dhënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri gjatë raportimit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik. Mirëpo raportimi i saj u përcoll me kritika nga anëtarët e të gjitha partive pa përjashtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo