Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stavileci i kërkon ballafaqim fizik komentuesit që e shau

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është lëshuar në sharje e fyerje me qytetarët të cilët e kanë komentuar në facebook pas sulmit fizik ndaj gruas së tij.

Fillimisht Stavileci, i ka kërkuar këtij qytetari ballafaqim fizik por më pas gjuha e tij ka devalvuar edhe në etiketime të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi i ka “lyp fer” qytetarit i cili jeton në një qytet të Gjermanisë, ministri Stavileci i ka komentuar edhe dukjen e tij duke e lidhur me orientimin seksual. Ministri e ka quajtur këtë qytetar pis, i lig, qen i fëlliqtë dhe etiketime të tjera.

Ky qytetar e kishte sharë po ashtu ministrin paraprakisht, duke komentuar një fotografi të tij.


Stavileci i kërkon ballafaqim fizik komentuesit... by kohanet