Ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj e ka vlerësuar takimin në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq si shumë të rëndësishëm për fazën e ardhshme të dialogut mes dy shteteve.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj shkruan se arritja e paqes është obligim i rëndësishëm i dy shoqërive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Takimi mes Presidentit Thaçi dhe Vuciq është me rëndësi të madhe për fazën e ardhshme të dialogut. Paqja është obligim sublim për shoqëritë tona”, shkruan Hoxhaj.
President i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuciq janë takuar sot në Bruksel, për të diskutuar për fazën e re të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.