Prishtinë, 31 gusht - Kryeministri në detyrë i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa, më 12 shtator në Uashington do të nënshkruajë Marrëveshjen për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), program prej të cilit Kosova përfiton 50 milionë dollarë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me partnerët e SHBA-së kanë bërë të gjitha përgatitjet për finalizimin e kësaj marrëveshje, që në të ardhmen do të realizohet në bashkëpunim me organet qeveritare, bizneset dhe shoqërinë civile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo