Askujt nuk do t’i lejojmë që të ëndërrojë ëndrra në llogari të territorit tonë dhe interesave vitale të vendit tonë, ka thënë të martën kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në Luginën e Preshevës.
“Me asgjë nuk jemi të frikësuar, jemi vend i hapur, secili është i mirëseardhur, por ai që mendon se mundet ose guxon të shkatërrojë integritetin e vendit, përgjigja ime është- mos e bëni këtë dhe mos tentoni ta bëni këtë”, ka porositur kryeministri serb, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiq ka theksuar se nuk është mirë që nuk është intonuar himni serb në pritje të presidentit Nishani.