Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Zgjidhja e raporteve historike midis serbëve e shqiptarëve domethënëse për Beogradin dhe Prishtinën

Bruksel, 31 gusht – Pas takimit në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u tha gazetarëve se janë hapur bisedimet mbi raportet afatgjata midis serbëve e shqiptarëve.

“U konfirmua Marrëveshja për Drejtësinë, u paralajmërua hapja e Urës mbi Ibër deri në fund të vitit dhe u konstatua se rreth çështjes së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Prishtina nuk ka bërë kurrfarë përparimi” citojnë mediat Vuçiqin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

theksoi se gjatë takimit është hapur edhe problemi i arrestimit të Bogdan Mitroviqit në Suharekë, pa dhënë hollësi të tjera, shtoi se nga çështjet konkrete, të cilat kanë qenë pjesë të dialogut Beograd-Prishtinë, Vuçiq shtoi se u konfirmua Marrëveshja për Drejtësinë, u paralajmërua hapja e Urës mbi Ibër deri në fund të vitit dhe u konstatua se rreth çështjes së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Prishtina nuk ka bërë kurrfarë përparimi.

Vuçiq ka thënë se zgjidhja e raporteve historike midis serbëve e shqiptarëve do të thoshte shumë edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën, dhe se ato bisedime do të vazhdojnë, ndonëse, siç citohet të jetë shprehur ai, askush nuk është optimist i madh.

“Megjithatë, shoh një shans të vogël për zgjidhjen e çështjes historike ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe atë duhet shfrytëzuar. Ia vlen të provohet për shkak të ardhmërisë”, ka deklaruar Vuçiq.

Sipas tij, janë shqyrtuar edhe çështje të përgjithshme rajonale.

ët Thaçi e Vuçiq janë takuar sot në një kafjall pune në Bruksel, nikoqire e të cilit ishte shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.