Aleanca Kosova e Re është e zhgënjyer që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po i afrojnë qëndrimet, për t`i hapur rrugën një bashkëpunimi të mundshëm për qeverisjen e vendit.
Kështu ka thënë nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, në një intervistë në RTV Dukagjini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për zgjidhjen e bllokadës aktuale politike në vend, Matoshi ka thënë se LDK, partnere koalicioni e AKR-së së Behgjet Pacollit, mund t'i bashkohet koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Ai po ashtu nuk e ka mohuar mundësinë që vetë AKR të bëhet me koalicionin PAN, për të formuar institucionet e vendit.
Matoshi ka thënë se PAN dhe AKR duhet të vazhdojnë bisedimet, në përpjekje për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi.
"Pse të mos diskutojmë me PAN-in?", është shprehur Matoshi.
"Jemi në një situatë kur vendi është i bllokuar. Përfundimisht duhet t'i jepet një zgjidhje vendit", ka thënë ai.