Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

30 ditë paraburgim të dyshuarit për masakrën e ’99-s në Sopi

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Bogdan Mitroviq, i cili dyshohet për kryerje të krimeve të luftës në rrethinën e Suharekës, gjatë pranverës së vitit 1999, shkruan sot Koha Ditore . Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdite Kicaj, ka konfirmuar se Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Pasi që i pandehuri është me nënshtetësi të Kosovës dhe të Serbisë, i njëjti nuk ka vendbanim apo vendqëndrim të sigurt në Kosovë; po ashtu fakti se deri në ditën arrestimit ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë; përveç kësaj veprat penale me të cilat ngarkohet janë të rrezikshmërisë së lartë dhe për të cilat parashihen dënime të larta nëse i njëjti do të shpallet fajtor; ashtu që ka gjasa që i pandehuri të largohet nga Kosova, të arratiset dhe të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, prandaj Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit”, ka thënë Kicaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, i pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, “sepse me datë 2 prill 1999 në fshatin Sopi ishin vrarë 32 persona, përkatësisht civilë të paarmatosur, nga ana e forcave të armatosura serbe e ndër ta ishte edhe i pandehuri i lartpërmendur”.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.