Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veteranët mbesin pa pensione deri në rishikim të buxhetit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbesin pa paga deri në rishikim të buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që t’i sigurojë mjetet për t’i bërë këto pagesa. Mungesa e mbi 4 milionë eurove ka bërë që veteranët të mos marrin as pensionet për muajin gusht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqetësimin për pagesën e pensionistëve për kategoritë e veteranëve, e ka ngritur ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Po të njëjtën ditë, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka mbajtur një takim me përfaqësues të veteranëve, me të cilët është diskutuar për mungesë të këtyre mjeteve. Gjatë takimit është rënë dakord që shuma prej 1.7 milionë eurosh në buxhetin e kategorisë së veteranëve të shpërndahet proporcionalisht dhe pagesa sipas kësaj shpërndarje të bëhet menjëherë.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.