Lideri i Lëvizjes Dveri Boshko Obradoviq ka deklaruar se propozimi i ri i kryetarit serb Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm rreth Kosovës është “foshnjë e vdekur”, sepse nuk mund të dialogohet për territorin e shteti tënd, transmeton Koha.net.
Ai ,në një bisedë për gazetën “danas”, ka thënë se “të gjitha që është dashur të thuhen në këtë temë janë thënë në Kushtetutën e Serbisë, e është çështje tjetër nëse dikush dëshiron ta ndryshojë Kushtetutën dhe në ujdi me qendrat e forcave të huaja përfundimisht Kosovën ta dorëzojë në duar të shqiptarëve”.
“Problem është se politikanët tanë marrin pjesë në konkursin e përhershëm kush më shumë do t’i dalë në takim Perëndimit në mënyrë që të vijë ose të mbetet në pushtet”, ka përfunduar ai .
-
“Pas deklaratës së Irinejit, ka përfunduar dialogu për Kosovën”
-
Bajrami: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
-
Kosova nuk jep detaje rreth kornizës së re për dialogun, Bislimi ankohet për pyetjet
-
Serbia akuzon Kosovën se s’dëshiron dialog
-
Vuçiq: Dialogu me Kurtin s’ka kuptim, ai flet vetëm për të shkuarën