Mijëra kandidatë për Asamble Komunale do të dalin para qytetarëve që t’u kërkojnë votën, në mënyrë që të bëhen zëri i tyre brenda komunës, raporton KTV. Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, KQZ-ja ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, raporton KTV.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se të gjithë i kanë kaluar verifikimet e nevojshme dhe ka rekomanduar të certifikohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Betim Gjoshi i PDK-së, e Adnan Rrustemi i “Vetëvendosjes”, kanë kërkuar që të publikohen në ueb-faqe listat me kandidatë, me qëllim që të ofrohet transparencë dhe mundësi për ankesa.
Ndërsa, drejtoresha e Zyrës për regjistrim të partive politike dhe certifikim, Miradije Mavriqi, ka bërë të ditur se vetëm një person është larguar nga lista e subjekteve politike për shkak të dënimit nga PZAP-ja.
Në zgjedhjet e 22 tetorit do të kenë të drejtë vote mbi 1 milion e 966 mijë votues, derisa rreth 15 mijë votues janë emra të rinj.
Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, tha se deri tash në KQZ kanë arritur 11 mijë e 813 aplikacione nga aplikuesit jashtë vendit.
Tërheqja e shortit për numrat rendorë të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale do të bëhet më 6 shtator.