Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vendimtarë për nivelin e sigurisë në vend

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shpend Maxhuni priti sot gjeneralin e KFOR-it , Giovanni Fungo.

Sipas njoftimit për media, temë e diskutimit me gjeneralin e KFOR-it ishte situata e përgjithshme e sigurisë në vendin tonë dhe çështje të tjera me interes për sigurinë e qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i përgjithshëm Maxhuni e falënderoi gjeneralin për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndarjen e mendimeve të përbashkëta për bashkëpunimin ndërmjet dy mekanizmave krucial për çështjet e sigurisë, por edhe për projekte të avancimit reciprok.

Në të njëjtën kohë gjenerali i KFOR-it falënderoi dhe vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Format e bashkëpunimit reciprok në parandalimin proaktiv të aktiviteteve të cilat do të afektojnë në sigurinë e përgjithshme në vend dhe rajon do të jenë prioritet në të ardhmen për të dyja palët, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për këtë takim.