Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qerkini i vlerëson të dobëta rezultatet për gjetjen e të zhdukurve gjatë luftës

Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Ndërkohë edhe 18 vjet pas luftës, familjarët kërkojnë mbi 1600 persona të pagjetur.

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, i tha televizionit publik se edhe pas 18 vitesh nga mbarimi i luftës në Kosovë, çështja e të zhdukurve ka mbetur e papërfunduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tash 18 vite familjarët i kujtojnë më të dashurit, çështje e cila ka stagnuar pothuajse 90% . Mbi 1600 persona dihet nga janë marrë dhe nga kush dhe nuk po bëhet asgjë”, tha Qerkini.

Sipas tij, edhe pse është krijuar grupi punues, faktikisht ky grup ngelet i kufizuar e fajin kryesor e kanë vendorët e ndërkombëtarët, të cilët nuk po bëjnë sa duhet rreth kësaj çështje.

“Ndërkombëtarët janë këtu për të na ndihmuar, por vendorët janë ata që duhet t’u qesin kushte atyre dhe palës serbe ku kjo e fundit kërkon edhe para për gjurmime”, theksoi Qerkini.

Sa u përket familjarëve, Qerkini thotë se ata janë në pozitën më të rëndë, sepse janë ata të cilët presin në ankth dhe shpresojmë se gushti tjetër mos të na gjejë me këto rezultate të dobëta.