Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qindra familje shqiptare të prekura nga uragani në Houston

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka njoftuar se qindra familje shqiptare janë prekur nga uragani Harvey në Houston.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka njoftuar të ketë komunikuar me disa prej familjeve shqiptare, të cilët kanë thënë se janë jashtë rrezikut për jetë, por kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me shqetësim po përcjellim pasojat e fortunës dhe vërshimeve në #Huston.
Në zonat e prekura dhe përreth tyre jetojnë qindra familje shqiptare. Kam komunikuar me disa prej tyre dhe jam njoftuar që përvec dëmeve materiale, të gjithë janë shëndosh dhe jashtë rrezikut”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.


"Ambasada e Kosovës dhe Konsulata në New York janë në dispozicionin tuaj.
Kontakti emergjent është [email protected]. Po ashtu, nga State Department ambasada e Kosovës është njoftuar se asnjë shtetas i huaj nuk ka pësuar me fatalitet".