Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton vendimin për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ka miratuar propozim vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave në Hade dhe Shipitullë.

Ministri i Mjedisit Ferat Shala tha se në këtë vendim nuk kanë hyre gjashtë prona të pronarëve që kanë hyrë në procesin e zhvendosjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Shalës nga gjithsej 17 prona në këtë vendim përfundimtar hyjnë vetëm 11 prona për miratim.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa tha se kjo ka të bëjë me tejkalimin e krizës e cila ka qenë e paralajmëruar.

Sipas Mustafës me këtë sigurohen kushtet që KEK të hyjë në pronësi dhe të zhvillohet veprimtaria e rregullt e korporatës në këtë fushë.