Edhe një herë pritet që të shtyhet fillimi i implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore. Afati kohor i përcaktuar në janar të vitit 2018 për fillimin e mbledhjes se premiumeve është i pamjaftueshëm për përmbushjen e obligimeve të institucioneve shtetërore, të cilat janë kusht për zbatimin e ligjit, shkruan sot Koha Ditore.
Që nga rënia e Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë hap për krijimin e infrastrukturës ligjore që do të mundësonte zbatimin e këtij ligji, ose krijimin e kushteve të tjera që ligjërisht i hapin rrugën zbatimit të këtij ligji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëmarrësit në grupet punuese brenda MSH-së për zbatim të këtij ligji kanë thënë se MSH-ja e ka bllokuar këtë proces deri në ardhjen e Qeverisë së re. Ministri në detyrë, Imet Rrahmani, nuk u është përgjigjur sms-ve e telefonatave të gazetës se ku ka mbetur procesi që nga ai ishte paralajmëruar se do të fillojë shumë kohë më parë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.