Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në QNR po zhvillohet faza e fundit e zgjedhjeve të 11 qershorit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po zhvillohet edhe faza e fundit e zgjedhjeve të 11 qershorit, asgjësimi i fletëvotimeve. Ky material do të asgjësohet i tëri pos atij që nevojitet si provë për Prokurorinë dhe PZAP-ën, raporton KTV .

Ka filluar edhe faza e fundit në QNR, asgjësimi i materialit zgjedhor i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila po e monitoronte fillimin e asgjësimit të materialit zgjedhor, theksoi se kjo është faza përfundimtare e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Derisa po asgjësohet materiali zgjedhor i zgjedhjeve parlamentare, KQZ-ja është në fazën përfundimtare të organizimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Daka tha se janë të gatshëm t’i organizojnë zgjedhjet parlamentare, bashkë me ato lokale më 22 tetor, nëse kërkohet.

Lidhur me ndërrimin e disa kandidatëve për kryetarë komunash, Daka tha se kanë pasur afat 5 ditë pas përfundimit të afatit të dorëzimit të listave, që t’i ndërrojnë emrat, qoftë edhe kandidatëve për asamblistë.