Ende nuk ka marrëveshje ndërmjet PAN-it dhe AKR-së. Këtë e ka konfirmuar vetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton KTV. Ai tha se lajmet e një dite më parë janë të pavërteta, por përsëriti se shpejt do të finalizohet gjithçka. Në anën tjetër, Vetëvendosje po pret një konfirmim nga LDK-ja për takimin e radhës, ku do të diskutojnë për platformën qeverisëse.
Derisa në fund të korrikut nuk e dinte çka janë numrat, një muaj pas, Haradinaj e pranon se nuk i ka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëse vazhdon të deklarojë se diskutimet janë në fazën finale, konfirmon se me AKR-në ende nuk ka marrëveshje.
Ai ka thënë se po ndihet me faj që ka humbur kaq shumë kohë, e Kosova nuk i ka institucionet, por pret që kësaj çështjeje t’i vijë shpejt fundi.
Ndryshe nga e hëna që kishte paralajmëruar se mund të ketë seancë në fund të kësaj jave, tash Haradinaj thotë se ajo mund të jetë javën që vjen.
Ka kritikuar qëndrimet e LDK-së e VV-së që nuk kanë pranuar as takime e as konsulta.
Për këtë i është përgjigjur Vetëvendosje.
I ngarkuari për bisedime me LAA-në, Dardan Sejdiu, ka folur edhe për raportet aktuale me LDK-në.
Ka thënë se këtë javë nuk ka pasur takime, derisa po presin konfirmimin e një takimi nga LDK-ja, që të diskutojnë për platformën qeverisëse.
Sejdiu është shprehur optimist për një marrëveshje me LDK-në, derisa për Pacollin thotë se është treguar konsistent në qëndrimet e veta dhe nuk po sheh shenja nga ai se mund t’i bashkohet PAN-it.
Sejdiu nuk ka dashur të flasë shumë për 70 dosjet që vazhdimisht i përmend LDK-ja. Ka thënë se ato janë në Prokurori e me to merret Prokuroria.