Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lumezi ia prezanton ambasadorit austriak Pfandler sfidat kryesore

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar ambasadorin austriak Pfandler për sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe me efikasitetin e sistemit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdojë përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeprokurori Lumezi, ka pohuar se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale.

Po ashtu Lumezi ka shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Gjatë këtij takimi është biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftën kundër kriminalitetit, e me theks të veçantë në parandalimin e korrupsionit, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet Austriake në fushën penale.

Ndërkaq, ambasadori Pfandler, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet ku Austria mund të kontribuojë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar ambasadorin Pfandler për mbështetjen e tij që po i jep vendi i tij sistemit prokurorial të Kosovës.