Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Listës Serbe, arrestimi i Mitroviqit u bë për t’i trembur serbët në Kosovë

Lista Serbe e ka konsideruar si të pabazë arrestimin e Bogdan Mitroviqit dhe si një tjetër dëshmi përmes të cilave shqiptarët po i trembin serbët në Kosovës. Ata u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përfshihen në këtë rast dhe të parandalojnë keqtrajtimin e tij.

“Çdo vit ne dëshmojmë se serbët në Mushtisht janë duke u keqtrajtuar dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë vetëm shikojnë se si po shkelen të drejtat e njeriut. Me këtë rast ne pyesim veten, se a janë këto vlerat evropianë që po përfaqësohen në Kosovë?”, thuhet në deklaratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata theksojnë se populli serb nuk duhet të frikësohet nga kjo sjellje dhe se Lista Serbe do të luftojë me të gjitha mjetet politike dhe demokratike për t’u dëgjuar zërat e njerëzve të pafajshëm.

“Ne jemi të bindur në luftën tonë për një jetë dinjitoze dhe do të vazhdojmë të marrim të gjithë mbështetjen nga shteti jonë, Serbia”, thuhet në deklaratë.