Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti thotë s’është rasti i parë që sulmohen familjarët e zyrtarëve

Avdullah Hoti, në emër te Grupit Parlamentar LAA, përmes Faceboookut shpreh keqardhjen e thellë për rastin e sulmit ndaj Vitore Stavileci, bashkëshortes së ministrit në detyrë, Stavileci.

Hoti në reagimin e tij ka thënë se ky nuk është rasti i parë që në Kosovë sulmohen familjarë të zyrtarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se nuk akuzon asnjë krah politik për këto sulme, duke thënë se pret nga të gjitha partitë politike që ta dënojnë këtë rast dhe të distancohen nga veprimet e tilla.

Reagimi i Hotit:

"Ne emer te Grupit Parlamentar LAA, shpreh keqardhjen e thelle per rastin e sulmit ndaj znj. Vitore Stavileci, bashkeshortes se Ministrit Stavileci. Ftoj organet e rendit qe me urgjence te trajtojne kete rast dhe kryesit e sulmit te vihen para drejtesise. Vetem keshtu qartesohen dhe mbyllen akuzat e ndersjella politike qe po behen duke e perdorur kete rast te sulmit ne familje te nje ministri. Ky nuk eshte rasti i vetem qe jane sulmuar familjaret e zyrtateve te shtetit. Nuk dua te interferoj asgje per te akuzuar nje krah politik, por nuk do te lejojme qe shoqeria kosovare te shnderrohet ne vend ku sulmohen zyrtaret me te larte te shtetit dhe familjaret e tyre, plaqkiten bankat, sulmohen gazetaret qe flasin lirshem dhe pa diktat, sulmohen institucionet me te larta te shtetit, sulmohet policia e shtetit e digjet prona publike. Pres qe secili grupim politik pa perjashtim te denoje kete rast dhe te disancohet nga veprime te tilla".