Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar mëngjesin e ditës së sotme muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir.
Lajmin e Agjencisë së Lajmeve “Zhurnal” për sulmin ndaj Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, e konfirmon edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga MPB për Zhurnal thonë se në orët e hershme të mëngjesit 4 persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit në Manastir.
“Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për kryerësit e veprës. Është kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Është urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”, kanë theksuar nga MPB.
Ngjarja vjen në një kohë kur Maqedonia është përfshirë nga një krizë e thellë politike dhe tensionesh në rritje mes palëve.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në muajin nëntor të vitit të kaluar kur disa persona, ende të paidentifikuar, thyen xhamat e ndërtesës dhe shënuan mbishkrime nacionaliste në mure.