Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Ende nuk ka marrëveshje me AKR-në, VV dhe LDK më kanë habitur

Kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë sot se i gjithë spektri politik ka ndryshuar qëndrime.

Sipas tij, ka takime të të gjithëve dhe se shumë shpejt ato të finalizohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj në një konferencë për media ku ka prezantuar gjashtë kandidatë për kryetarë të komunave tha se ende nuk ka marrëveshje me AKR-në duke demantuar raportimet e mediave gjatë ditës së djeshme.

“Do t’i japin epilog drejtim vendit. Ka ardhur koha t’i japim drejtim temave. Duhet të lëvizim përpara. Është pakuptim kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit. Kjo javë na iku javen tjetër mendoj do të fillojmë me punë. Kam qenë i hapur dhe jam habit me logjiken e Vetëvendosjes dhe LDK-së të cilët iu kam kërkuar konsulta dhe takime dhe jam habit qe i kanë refuzuar takimet nga një ish koleg. Kemi mund të ulemi në tavoline. Nga momenti që konstituohet Kuvendi do të ndryshojë dinamika”, tha Haradinaj, transmeton Kosovapress.

Në konferencë Haradinaj prezantimin e kandidatëve e ka filluar me Arta Ahmetin, kandidate për kryetare të Drenasit, Ahmet Grajçevci për Fushë Kosovë, Kajtaz Gashi për Malishevë, Esat Peci për Mitrovicë, Fatmir Humolli për Podujevë dhe Lutfi Bilalli për Vushtrri.

Kandidatët që u prezantuan sot kanë deklaruar se do të sjellin ndryshime në komunat, të cilat do pretendojnë t’i udhëheqin.