Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mezelxhiu: Në Kosovë nuk ka mbetje të uraniumit të varfëruar

Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore ka bërë analiza të vazhdueshme të ujit dhe të dheut në të gjitha rajonet e Kosovës, dhe sipas rezultateve, asnjë mostër nuk ka rezultuar se në Kosovë ka mbetje të uraniumit të varfëruar.

Kështu ka deklaruar sot për RTK-në, Beqir Mezelxhiut, kryeshef i kësaj agjencie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se pas luftës, territori i Kosova është pastruar nga forcat e NATO-s nga mbetjet radioaktive dhe rezultatet e vazhdueshme që janë bërë në vijimësi, sipas Mezelxhiut, tregojnë se Kosova është e pastër nga elementet radioaktive.

Madje Mezelxhiu përmendi rastin kur janë gjetur elemente nga Çernobili, por jo këtë uranium i varfëruar nga bombardimet e NATO-s dhe të Serbisë.

Po ashtu ai tha se në qershor të këtij viti Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore i ka marrë të gjitha mostrat e ujit, në gjithë vendit, dhe i ka dërguar në Bruksel për analiza radioaktive, ndërsa në qershor priten rezultatet konkrete.