Ka disa vjet që fabrikës, me të cilën u mburrën banorët e Dragashit, i kanë mbetur vetëm muret.
Nga 2016-ta, fabrika për prodhimin e tjerrit, fijeve akrilike, batanijeve dhe tepihëve nga leshi i deleve ka mbyllur veprimtarinë e saj. 7 vjet pas privatizimit, la pa punë dhe me borxhe që tejkalojnë 100 mijë euro rreth 300 punëtorë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunëtorët ishin të angazhuar me kontratë deri në fund të 2015-ës, kur edhe menaxhmenti i atëhershëm i fabrikës vendosi të ndalë punën.
Ai thotë se me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, nuk kanë arritur të vënë asnjë kontakt me menaxhmentin e deriatëhershëm.
Madje, në përkrahje nuk iu dolën as Ambasada Turke në Kosovë e as komuna e Dragashit.
Me gjithë pakënaqësitë me situatën në të cilën kanë mbetur, punëtorët nuk kanë qenë të gatshëm të flasin, nga frika se mund të pësojnë edhe pse tashmë ka një kohë që nuk po punojnë.
Në komunë nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për këtë situatë.
Madje, në një komunikim me SMS, kryetari i kësaj komune, Salim Jenuzi, ka thënë se askush në këtë komunë nuk është në rrjedha të problemeve në këtë fabrikë.
Kohavisioni mëson se ndryshe nga punëtorët, pronarët e fabrikës kanë nisur t’i kryejnë obligimet e mbetura ndaj disa kompanive që kishin punuar.
Gjithashtu fabrika ka nisur t’ia shesë makineritë një ndërmarrjeje që funksionon në Gjilan.
Në Bashkimin e Sindikatave të Punëtorëve shprehen të shqetësuar me situatën në të cilën gjenden ish-punëtorët e kësaj fabrike.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, Remateks figuron pronë e ndërmarrjes Ipliksan nga Turqia.
Si në këtë agjenci, ashtu edhe në Administratën Tatimore të Kosovës, veprimtaria e saj figuron si aktive, pavarësisht se fabrika nuk punon tash e sa kohë.
Në mars të këtij viti, menaxheri i fundit i fabrikës, Besim Minkara, është parë në Lebane të Serbisë, bashkë me presidentin e tashëm, Aleksandër Vuçiq, por në emër të kompanisë tjetër turke Ormo, e cila do të punësojë 300 punëtorë në një fabrikë tekstili në këtë vend.
Kjo fabrikë është privatizuar me spin off të thjeshtë nga paraardhësja e AKP-së në vitin 2008.