Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj rrahjes që iu bë sot gruas së Blerand Stavilecit, Vitore Stavileci.
Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë të gjejnë autorët dhe të zbardhin rastin, gjithashtu ka shtuar se Vitorja është viktimë e huliganizmit dhe nuk ka arsye apo petk politik që e mbulon huliganizmin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vitore Stavileci është grua me emër dhe mbiemër, integritet dhe dinjitet të vetin personal, shtesë është Nënë, motër, bashkëshorte dhe asnjëri nga atributet e saj nuk e meriton të ushtrohet dhunë ndaj saj, ashtu sikur asnjë qenie e gjallë nuk rrahet për se është gruaja apo Nëna e dikujt. Vitorja është viktimë e huliganizmit dhe nuk ka arsye apo petk politik që e mbulon huliganizmin”, ka shkruar Kusari-Lila.
Tutje ajo ka konsideruar të zbardhet ky rast, edhe pse deri tani nuk ka pasur suksese kjo.
“Ne kemi bindje të ndryshme politike por nuk rrihemi për to, se atëherë s'kemi nevojë për shtet por për ring boksi që të fitojë më i forti. Ftoj organet e drejtësisë edhe pse deri me tani shpesh pa sukses, të gjejnë autorët dhe të zbardhin rastin dhe prapavijën e kësaj dhune në mënyrë që të ketë paqe dhe qetësi për të gjithë në shoqëri. Ndërsa dënojmë për aktin e shëmtuar dhe ftoj të gjithë pa përjashtim të besojmë në drejtësi dhe demokraci dhe i uroj shërim të shpejtë Vitores”, ka shkruar ajo.
Edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, është shprehur e tronditur nga ky sulm, duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt rasti.
“E tronditur me sulmin brutal ndaj Vitorie Metaj Stavilevcit. Shpresoj që organet e rendit ta zbardhin sa më parë dhe kryesit të dalin para drejtësisë. E tmershme dhe e papranueshme që dhuna, rrahja, të kthehen në normë dhe formë të komunikimit mes nesh. Zonjës Stavileci i uroj shërim të shpejtë. #JoDhunës”, ka shkruar Çitaku.