Sekretari i Përgjithshëm në MPJ të Serbisë dhe kryetari i Komisionit për personat e pagjetur Velko Odaloviq e ka braktisur sot konferencën për të zhdukur në Zagreb.
Braktisja u bë pasi që ndihmësministri kroat për Mbrojtësit e Kroacisë Stjepan Suçiq ka thënë se të gjitha të këqijat në rajon vijnë nga Beogradi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuçiq ka theksuar se në Kroaci ka ndodhur agresioni serbomadh dhe se ish - APJ e kishte pushtuar territorin e Kroacisë dhe ajo atje kishte bërë shumë krime të rënda.
Lexoni edhe:
Identifikimi i gabuar, sfidë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Shkak për largimin e Odaloviqit nga konferenca ka qenë fjalia e thënë nga Suçiq “se të gjitha të këqijat në rajon vijnë nga Beogradi”.
Më 23 gusht të këtij viti, në një konferencë të ngjashme në Prishtinë, Velko Odaloviq kërkoi të bëhen më shumë përpjekje për identifikim e personave të pagjetur.