Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri uron mësuesit, ua kujton sakrificat dhe rolin për vendin

Prishtinë, 7 mars – Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami, ua ka uruar sot mësuesve të Kosovës Ditën e tyre, transmeton Koha.net.

Në urim thuhet:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë, në të cilën e kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin e shoqërisë.

Po ashtu, në këtë ditë, kujtojmë edhe sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve në rrugëtimin e gjatë për përhapjen e dijes, fuqizimin e familjes përmes arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare.

Pra, kontributi juaj ka qenë dhe mbetet shumëdimensional. Vetëm me përkushtimin tuaj, ne do të ecim sigurt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Ashtu siç keni ditur të jeni në ballë të çdo sfide nëpër vite, jam i sigurt se së bashku do ta realizojmë edhe misionin për ofrimin e sistemi cilësor të edukimit për fëmijët tanë.

Gëzuar 7 Marsin - Ditën e Mësuesit! – përfundon urimin ministri Bajrami.