Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Propozime nga Beogradi që selia e KOS-it të kthehet në Pejë

Gjatë të të ashtuquajturit dialog i brendshëm serb për Kosovën, nga Beogradi po vijnë e po dëgjohen propozime jo vetëm absurde, por edhe qesharake, transmeton Koha.net.

Kështu, kryetari i Këshillit Iniciues për Serbi të Shëndoshë Milan Stamatoviq ka thënë se para fillimit të dialogut të brendshëm për Kosovën Patriarku dhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse serbe duhet të vendosen, siç e quajti ai, në selinë e vet historike, në Patrikanën e Pejës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ashtu sikur patriarku Arsenije III Çarnojeviq në vitin, 1690, që qëndroi në ballë të 200 mijë serbëve (!) nga Kosova të cilët duke ikur nga hakmarrja turke shkuan në veri, ashtu është koha patriarku serb të kthehet në patrikanën e Pejës dhe kështu simbolikisht dhe faktikisht ta përforcojë pozicionin e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në prag të presioneve brutale perëndimore që edhe formalisht të heqim dorë nga Kosova”, ka theksuar Stamatoviq.