Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se kreu i ri i Kuvendit do të jetë Gramoz Ruçi.
“Mandati ynë i ri kërkon që ne t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj është nder dhe krenari që ne t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas Rama shtoi se Taulant Balla do të jetë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Për grupin e ri parlamentar largimi i Gramozit do të jetë një sfidë më vete që nuk do ta dëshironim. Zëvendësimi i kryetarit të grupit duhet të jetë prioritet i parë dhe i menjëhershëm. Duke çmuar lart përkushtimin e vecantë dhe integritetin politik, të Taulant Ballës, si nënkryetar i grupit, besoj që është gjëja e duhur që Taulanti të marrë drejtimin e grupit parlamentar”, tha Rama.