Ish-kryeminstri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re në Qeverinë e dytë të Edi Ramës.
Për herë të parë është bërë një ministri e veçantë për shqiptarët jashtë kufijve, në krye të së cilës është ngarkuar Majko.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria është mbase i vetmi vend në botë i cili rrethohet me qytetarë shqiptarë në të katër anët e saj tokësore.
Vetë Rama më parë në një takim me korin diplomatik shqiptar e kishte paralajmëruar se do të emërohet edhe një ministër Shteti për shqiptarët jashtë atdheut, dhe për këtë kishte dhënë edhe arsyetimin, përcjell koha.net. “Sepse marrëdhënia e shqiptarëve në rajon kërkon një vëmendje më të madhe. Po ashtu dhe bota e shqiptarëve jashtë atdheut ka marrë përmasa të reja”, kishte thënë Rama.