Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste e cilësoi si më të vështirin mandatin që mori nga zgjedhjet e 25 qershorit.
“Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është sfidë e vështirë. Ata fituan betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Kjo parti duhet të vendoset me kohë të plotë për të jetësuar koalicionin me qytetarin”, tha Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri shtoi se “fitorja e 25 qershorit mund të jetë e para e një epoke të re politike ose e fundit nëse nuk e shohim që kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshtarin tonë më të rrezikshëm”.
“Fati i sfidës varet nga sa dhe si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjenja fatale e vetëmjaftueshmërisë”, deklaroi Rama.