Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Nuk ka afate për dialogun e brendshëm mbi Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se për dialogun e brendshëm mbi Kosovën, iniciator i të cilit është, nuk ka afate, porse në shtator do të fillojnë bisedimet brenda të gjithë sektorëve, transmeton Koha.net.

“Nuk ka afate, askush nuk na i vë, ka vetëm afate që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë... Nuk jemi të detyruar dhe me siguri nuk do të bëjmë asgjë për shkak se i frikësohemi vetes, se i frikësohemi të ardhmes dhe për shkak se i frikësohemi qasjes reale dhe racionale”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Vuçiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se nuk mund ta precizojmë datën e saktë, porse gjatë shtatorit bisedat do të fillojnë në sektorë të ndryshëm, që nga ai civil, deri tek institucionet shkencore e parlamenti.

“Do të bisedojmë në të gjitha vendet ku mund të bisedohet, sepse në masë të madhe nga bisedat, varet e ardhmja”, ka thënë kryetari serb.

Ai ka shtuar se konsensusi absolut nuk mund të arrihet, por, sipas tij, nëse arrihet pajtimi në shumicën e gjërave kryesore, kjo do të mund të shpinte deri te propozimi konkret.