Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre pishtarët maqedonas që hidhërojnë grekët

Pas qetësimit të marrëdhënieve me Beogradin për shkak të aferës spiunuese, Shkupit do t’i duhet që Athinës t’ia shpjegojë provokimet lidhur me hartën e Maqedonisë së madhe.

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias për këtë arsye e ka vënë në dyshim vizitën e vet në Shkup në fund të këtij muaji, sepse, siç shkruan gazeta ”politika” e Beogradit, konsulli maqedonas në Toronto në tubim ka folur para simboleve irredentiste dhe hartës e cila përvetëson pjesë të territorit grek.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

A duhet Ballkani të shqetësohet edhe për një projekt shtetmadh qëllimi i të cilit, siç kanë zbuluar disa tabloidë që gjoaj thirren Shërbimin informativ grek, është se Kosova e Maqedonia do të bashkohen për të hyrë bashkë në NATO?

„Zoran Zaev është peng i shqiptarëve dhe i SHBA-së, sepse ata e kanë sjellë në pushtet për ta përkrahur politikën shqiptaromadhe. Dhe nëse vazhdon kështu, Maqedonia më parë do të copëtohet se sa që do të zgjerohet. Projekti i Maqedonisë së madhe është marrëzi e qarqeve të emigrantëve”, thotë Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, transmeton Koha.net.

Që nga vitet e 60-ta të shekullit të shkuar në Toronto vepron organizata Maqedonia e Bashkuar dhe logoja e tyre me gjethin e panjës kanadeze ka tre pishtarë që simbolizojnë Maqedoninë e Vardarit, të Pirineut dhe të Egjeut, thotë Slobodan Jankoviq nag Qendra për studime konservative. „Kjo organizatë emigrantësh është iniciuese e incidentit për të cilin janë revoltuar grekët. Në takimet e tyre dikur shkonte edhe kryeministri kanadez. Ideja dhe harta e Maqedonisë së madhe nuk është asgjë e re, por ajo kurrë nuk ka qenë pjesë e politikës zyrtare të Shkupit”, sqaron Jankoviq.

Për Aleksandar Rakoviqin, bashkëpunëtor i lartë në Institutin për histori të re të Serbisë, rrëfimi për projektin shtetmadh maqedonas është edhe një përpjekje e futjes së mollës së sherrit në hapësirën ballkanike, sidomos ndërmjet serbëve e maqedonasve, përcjell Koha.net . „Çdo gjë është bërë sikur gjoja puçi në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve për të mos hyrë në NATO. Për këtë arsye edhe tregimi se Kisha ortodokse maqedonase ua ka lënë në dispozicion klerikëve shqiptarë kishën e vet, nuk është i saktë. Kisha ortodokse shqiptare është praktikisht kishë greke me seli në Tiranë dhe klerikët e saj nuk mund të shërbejnë në KOM e cila është në përçarje me kishat simotra në rajon”, ka sqaruar Rakoviq.