Asnjë veteran i UÇK-së nuk do ta marrë pensionin e gushtit. Kjo pasi paratë e dedikuara për ta, u harxhuan, e Kosova nuk ka Kuvend për ta shqyrtuar buxhetin e saj.
Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i ka thënë KTV-së se nuk do ta ndajë asnjë cent për këtë kategori, pasi në të kundërtën, do të shkelte ligjin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Ministria e Punës ka konfirmuar se në dispozicion ka më pak se 2 milionë euro, por as ato nuk mund t’i lëshojë pasi i duhen edhe 4 milionë të tjera dhe nuk mund të bëjë diskriminim të kategorisë.
Sipas informacioneve që KTV-ja ka marrë nga Ministria e Punës, janë rreth 33.141 persona që marrin pension nga shteti dhe të gjithë këta duhet presin krijimin e institucioneve për të marrë pensionin e gushtit.
Në anën tjetër, hetimet për keqpërdorimin dhe fryrjen e listave të veteranëve, po vazhdojnë.
Prokuroria e Shtetit, përmes postës elektronike, ka bërë të ditur se në Prokurorinë Themelore në Prizren janë të regjistruara tri lëndë ndaj katër personave, e në atë të Gjakovës deri tash ka tri informata, të cilat janë në verifikim e sipër.