Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar kandidatin për kryetar të Prishtinës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se për katër vjet qeverisje të Shpend Ahmetit në Prishtinë, ka pasur më shumë zhurmë se punë, thotë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili udhëhoqi kryeqytetin para Shpend Ahmetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Vetëvendosje në Prishtinë nuk ka realizuar asnjë projekt të ri që mund të përmendet. Ish-ministri në Qeverinë e Isa Mustafës, Arban Abrashi, ka thënë se është i nderuar që ka marrë besimin e partisë dhe ka thënë se do të jetë kryetari i qytetarëve të Prishtinës.
Ai ka shtuar se nuk do të merret me punë të tjera regjionale, por vetëm me punët e Prishtinës.
Gjatë prezantimit të Abrashit afër objektit të komunës, Isa Mustafa bëri të ditur se LDK-ja ka shqyrtuar disa emra për kreun e Prishtinës si Avdullah Hoti, Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, por në fund ka vendosur për Abrashin.