Ministri i Financave, Agim Krasniqi, priti sot menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli.
Sipas njoftimit për media, ata biseduan për suksesin dhe sfidat e implementimit të portfolios së Bankës Botërore në Kosovë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në fushat, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, në politikat sociale, në uljen e papunësisë, në arsim dhe shërbime shëndetësore cilësore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit të dyja palët u dakorduan që në kuadër të portfolios së përbashkët të ndërmerren hapa për të siguruar që projektet të kenë ecurinë e duhur në implementimin e tyre.
Ministri Krasniqi duke falënderuar menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë shumë i mirë dhe se projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultatet e tyre në shoqërinë tonë, dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen drejt financimit të projekteve me impakt në zhvillimin ekonomik të vendit.