Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar këtë të enjte, se të dielën do të shpallë Qeverinë e re. Kjo është bërë e ditur në një takim që kreu i Qeverisë shqiptare, në një takim që zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Trupin Diplomatik, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Të avashtë, delenxhinj dhe parazitë, kreativitet dhe pragmatizëm i fjetur”, ishin disa nga epitetet që kryeministri, larg nga gjuha diplomatike, u rezervoi ambasadorëve shqiptarë duke shfaqur pakënaqësi për shpalosjen e ideve apo paraqitjen e shqetësimeve, dhe për punën e tyre që e krahasoi me një vrimë në ujë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, kryeministri është shprehur i pakënaqur edhe me punën e bërë me diasporën duke zbuluar edhe një dikaster të ri të Qeverisë së re, Ministrinë e Shtetit për shqiptarët jashtë atdheut. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.