Gjashtë seanca të dështuara dhe ende i pakonstituuar, është bilanci i punës së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Megjithëkëtë, deputetë dhe ish-deputetë vazhdojnë të paguhen nga ky institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.
Që nga shpërbërja e Kuvendit, më 10 maj të këtij viti, e deri në dhënien e betimit nga deputetët e zgjedhur të legjislaturës së gjashtë më 3 gusht, Kuvendi ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro të taksapaguesve për pagat e ish-deputetëve të legjislaturës së kaluar. Aq pritet të jetë edhe shuma që do të paguajë për ish-deputetët që nuk kanë fituar një mandat tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetët janë kujdesur që të rregullojnë kornizën ligjore në favor të përfitimeve të shumta gjatë dhe pas ushtrimit të mandatit të tyre... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.