Një marrëveshje e dalë nga një tryezë e të gjithë spektrit politik, pa përjashtuar as PDK-në, është iniciativa e fundit që ka rrjedhur brenda Kuvendit, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme të qershorit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nevoja për të është shprehur pas “pozicionit pat” të krijuar në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoalicioni PAN është fitues relativ i zgjedhjeve dhe, mbi bazën e një interpretimi kushtetues, vetëm atij i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Kadri Veseli është kandidat për kryeparlamentar. Në pesë vazhdimet e seancës konstitutive që ka nisur më 3 gusht, kandidatura kurrë nuk është propozuar për t’u hedhur në votim para deputetëve, shkaku që, deri tash, PAN-i ka mundur t’i mblidhte rreth vetes vetëm 60 prej 120 deputetëve sa ka Kuvendi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.