Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Durrësi të shtunën tubon kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë të shtunën (26 gusht) në Durrës, një takim joformal të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, me temë thellimin e integrimit rajonal dhe me fokus në ekonomi dhe tregti.

Koha.net merr vesh se në takim merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Do të marrin pjesë po ashtu edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, si dhe Komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.

Veprimtaria njëditore do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë së cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia dixhitale.

Pritet që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes.

Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimi.