Dëshmorët Gani e Azem Kastrati dhe Hisni Murseli nga Nekoci dekorohen me Urdhrin Presidencial "Hero të Kosovës"
Në shkollën e fshatit Nekoc të Komunës së Drenasit, nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaҫi, ku ishin pjesëmarrës, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, këshilltari i Presidentit, Ismail Syla, familjarë e shumë qytetarë, i është dhënë dekorata "Hero të Kosovës" tre dëshmorëve të këtij fshati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUrdhri "Hero të Kosovës" i është dhënë Gani e Azem Kastrati dhe Hisni Murseli për veprat e trimërisë dhe sakrificën për Kosovën gjatë luftës së fundit të UҪK-së.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci vlerësoi lartë trimërinë e këtyre dëshmorëve ku tha se veprimtaria e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit ishte e madhe, prandaj edhe ky urdhër ndaj tyre është meritor.
Ndërsa në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaҫi, këshilltari i tij, Ismail Syla tha se tre dëshmorët e fshatit Nekoc mbeten figurat me emblematike të kësaj ane për luftën e pastër të zhvilluar për lirinë e vendit.