Lokacioni ku të enjten pritej të kishte gërmime me dyshimet për mbetje mortore të personave të pagjetur nga lufta e fundit, është pak metra larg shtëpisë ku ka jetuar Bajram Rexhepi, dhe aty dyert për ngushëllime ishin hapur për gratë, raporton KTV.
Pasi kishte mbërritur një ekskavator në atë vend, ai është tërhequr pa nisur punën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrenda pak ditësh do të dërgohet sërish një ekskavator aty, që ky lokacion, të hiqet përfundimisht nga lista e vendeve, për të cilat ende mbesin dyshime.
Shtyrja e sërishme, ka qenë krejt e kuptueshme për Bajram Çerkinin, por që nuk i arsyeton vonesat e deritashme.
Gërmimet në këtë lokacion, ku më herët ishin gjetur eshtrat e disa shqiptarëve, ishte planifikuar të nisnin këtë të martë, por u shtynë shkaku i ceremonisë së varrimit të ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.