Arbëri

Krasniqi: Brenda IML-së bëhen pazare me raste

Redaktori i KOHËS, Besnik Krasniqi, ka deklaruar se ka informacione që brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) bëhen pazare rreth rasteve, e që sipas tij, këto bëhen edhe nga prokurorë

Ai ka deklaruar të mërkurën në emisionin Konfront të KTV-së se IML-ja ka qindra raste që me vite s’i ka përfunduar, duke shtuar se ka raste edhe të paraluftës.

“450 raporte ende s’janë përmbyllur...Ende dosja e rastit të Prekazit e para 20 vjetëve s’është mbyllur. Ende s’dihet pse ky rast nuk është mbyllur, ende s’dihet çka ka ndodhur me njerëzit që i janë nënshtruar masakrës në Prekaz”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, shumë raste të dhunës në Kosovë nuk përfundohen dhe zvarriten nga IML-ja.

“Dhuna e llojllojshme që ushtrohet qoftë me gratë e raportet nuk përfundohen me qëllimin për t’i zvarritur...Thuhet se aty bëhet pazar me dosje. Njerëzit që janë brenda IML-së bëjnë pazare dhe kanë lidhje me prokurorë”, ka theksuar Krasniqi.